Ballina Artikuj Zgjedhjet dhe stuhitë e shkretëtirës

Zgjedhjet dhe stuhitë e shkretëtirës

Dr. Rijad Imeri

Në shkretëtirë kur ka erëra të fuqishme, ngritet rëra në ajër dhe formon një mjegull që mbulon çdo gjë!

Nëse mbetesh në vend do mbulohesh nga rëra, nëse i hap syt do verbohesh nga rëra, nëse i mbyll sytë do ta humbësh orientimin, nëse bërtet do teret gormazi, nëse nuk bën zë do t’i humb bashkshoqëruesit, e nëse kthehesh mbrapa, nuk je i sigurt a je në po të njëjtin drejtim që ke qenë!

Por, pasi të ketë kaluar stuhia, fillon të të përcëlloj dielli, trupi fillon të kërkoj ujë, truri fillon të fantazoj ujë dhe tundimi bëhet aq i fuqishëm, nevoja për ujë bëhet aq ekstreme, sa që njeriu vrapon pas iluzioneve ta shuaj etjen e tij!

Dhe nuk është në gjendje ta kuptoj që në vend të ujit ai po e mbush me rërë gojën e tij!

Ta lësh në këtë gjendje, do ta mbys veten në iluzion, e të mundohesh me e bind ndryshe është humbje kohe, ngase iluzioni është bër më i fuqishëm se vet realiteti!

Andaj kujdes cilin iluzion po e përjetoni përgjat stuhisë parazgjedhore, kujdes me çka po freskoheni përgjat kësaj sprove dhe mos lejoheni të tundoheni e të bëheni skllav të iluzioneve tuaja!

Dhe mos harroni se në mes iluzionit dhe realitetit qëndron një urë të cilën jo çdo kush mund ta tejkaloj atë, siç nuk është armik i yti çdo njeri i cili nuk e pason iluzionin tënd!

Dr. Rijad Imeri