Zgjedhjet e përgjithshme në Bangladesh janë përshëndetur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një fitore e demokracisë, pas fitores së Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP).
Komisioni Zgjedhor njoftoi se BNP fitoi 209 vende në parlamentin me 300 ulëse, ndërsa blloku i udhëhequr nga Jamaat-e-Islami siguroi 77 vende. Zgjedhjet ishin të parat që nga kryengritja popullore e vitit 2024 që rrëzoi qeverinë e ish-kryeministres Sheikh Hasina.
Shumë vende uruan liderin e BNP-së, Tarique Rahman, dhe vlerësuan procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik.
Turqia, Kina, Pakistani, India, Maldivet, Malajzia dhe SHBA-të shprehën urime dhe gatishmëri për të bashkëpunuar me udhëheqjen e re të Bangladeshit.
Disa liderë botërorë e cilësuan fitoren e BNP-së si “historike” dhe “triumf të demokracisë”, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. /mesazhi








