Zgjedhjet në Turqi: Propozim martese para votimit

Raundi i dytë u zgjedhjeve në Turqi po zhvillohet me shumë bujë ndërkohë që votuesit po nxitojnë për në qendrat e votimit për të votuar midis Erdogan dhe Kilicdaroglu.

Ka pasur edhe momente romantike nga votimi.

Në Ankara, Mehmet Emin Özbey i propozoi papritur të fejuarës së tij.

Në fakt, ai i ka treguar një fletë votimi, në të cilën ajo duhet të konfirmonte me “po” propozimit të tij.

Në një prononcim për gazetarët, vajza u shpreh e habitur dhe se nuk e priste një propozim të tillë.

“U bëftë me fat ne dhe vendi ynë me votimin e sotëm. Ne jemi gjithsesi të emocionuar për zgjedhjet dhe kjo ishte një surprizë shtesë,” tha ajo.

Ozbey ka treguar se është i lumtur që vajza pranoi propozimin për martesë.