Zidane: Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do punoja shofer

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka zbuluar se çfarë do të kishte bërë nëse ai nuk do të ishte futbollist.

”Me siguri do të kisha qenë një shofer”, tha francezi në një intervistë për Bein Sports France.

Trajneri i Real Madrid foli edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e cilësoi të jashtëzakonshëm.

“Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, është lojtar shumë inteligjent dhe mëson shpejt. Ai tërheq të tjerët dhe natyrisht është më i miri. Jam i kënaqur me grupin që kam tani”, tha Zidane.

Zizu gjithashtu foli edhe për stilin e tij të lojës.

“Dua që skuadra të luajë mirë dhe të ketë lojtarë të jashtëzakonshëm. E vetmja gjë që na intereson për momentin është që të kemi mënyrën tonë të lojës dhe të posedojmë më shumë se kundërshtari topin, madje edhe kundër Barcelonës“.

Si e mori drejtim të Realit?

Kreu i pankinës së “Los Blancos” shpjegoi edhe ardhjen e tij në drejtim të ekipit të parë dhe marrëveshjen e bërë me presidentin, Florentino Perez.

“Gjithçka u bë shumë e shpejt. Isha në Castilla dhe presidenti më thirri dhe më tha se duhej të merrja përgjegjësinë për të drejtuar ekipin e parë. Strategjia e tij është e qartë, ai e di se ku po shkon dhe çfarë dëshiron. Por, unë nuk e di se sa kohë do të zgjasë”, tha ai.

I pyetur për kapitenin Sergio Ramos, Zidane tha se mbrojtësi spanjoll është një “lider” ndërsa Benzema një “talent i vërtetë”.