MADRID (AA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gjasa që në fund të këtij sezoni të braktisë pankinën e “klubit mbretëror”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Francezi i cili sivjet ka sezonin e tij të tretë me madrilenët, në konferencën e mbrëmshme për mediat tha se punën të cilën po e bën, “është tejet e lodhshme”, për çka në një të ardhme të afërt, mund të ndodhin disa ndryshime në klub.
Zidane ka fituar tetë trofe në dy vjet që nga marrja e frenave të Madridit, duke përfshirë edhe titujt Champions League dhe LaLiga, por e ka gjetur veten nën presion pas një rezultati të dobët. /MESAZHI/
![Zidane]](https://i0.wp.com/www.mesazhi.com/wp-content/uploads/2018/02/Zidane.jpg?resize=634%2C423&ssl=1)







