Zihen për pronat, vëllai ekzekuton me kallashnikov babë e bir e më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shqipëri, ku në fshatin Xibër të Klosit janë shënuar tri viktima si pasojë e një sherri për pronat.

Burimet për Top Channel thanë se dy vëllezërit Sali Dakuci dhe Kujtim  Dakuci kanë nxjerrë armët dhe për pasojë ky i fundit 55 vjeç,  bashkë me të birin Flogert Dakuci, 17 vjeç humbën jetën. Por më pas edhe Sali Dakuci ka vrarë veten.

Mësohet se konflikti i tyre për pronën ka qenë i hershëm.