Zjarr i madh kaplon Spanjën lindore mes temperaturave të nxehta

Tre zjarre kanë shkatërruar 1.600 hektarë pisha dhe shkurre në Spanjën lindore që nga e mërkura pasi temperaturat arritën nivele rekord, thanë të premten zjarrfikësit rajonalë.

Qindra zjarrfikës ishin në terren duke luftuar flakët pranë qyteteve Baldomar, Corbera d’Ebre dhe Castellar Ribera, ka thënë departamenti rajonal i zjarrit të Katalonjës.

Shumica e përpjekjeve u përqendruan në Baldomar, ku flakët mund të përfshinin 20 mijë hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Disa shtëpi të izoluara u evakuuan.

Nuk ka pasur raportime për të vdekur apo të lënduar.

Zona të mëdha të Spanjës përballen me rrezik të lartë ose ekstrem të zjarrit, ka thënë agjencia shtetërore meteorologjike AEMET.

Që nga 5 qershori, zonat e djegura në Spanjë ishin 34% më të vogla se e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe më e ulëta që nga viti 2018. Megjithatë, që nga java e kaluar kombinimi i motit të nxehtë, erës dhe stuhive ka ndezur zjarre në mbarë vendin.