Zjarri në Evros jashtë kontrollit, autoritetet thirrje banorëve: Qëndroni gati

Zjarr i madh në Evros mbetet i pakontrolluar për natën e 12-të me radhë. Flakët tanimë po i afrohen fshatrave përreth, ndërsa fshati Giannouli është evakuuar gjatë ditës së sotme.

Mbrëmjen e sotme autoritetet i kanë dërguar një mesazh banorëve në Saufli që të jenë gati.

475 zjarrfikës me 100 automjete dhe 16 njësi këmbësore po punojnë për shuarjen e zjarrit në Evros. /abcnews