Zveçan, persona të panjohur dëmtojnë stemën e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës në Zveçan.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.