Borusia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanji nga Baseli.
Mbrojtësi zviceran u transferua në Gjermani për 21 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.
22 vjeçari ka qenë pjesë e Baselit për tri vite, ku në 41 paraqitje ka shënuar pesë gola.