Zyrtare: Eros Grezda nënshkruan me Rangersin e Steven Gerrardit

Rangers ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit shqiptar, Eros Grezda në një marrëveshje katër-vjeçare.

23-vjeçari nga Gjakova e ka filluar karrierën seniore te klubet sllovene, Aluminij dhe Zavrc, para se të transferohej në kroaci për të nënshkruar me Lokomotivën dhe pastaj me Osijekun.

Te Osijeku ai luajti edhe me përforcimin tjetër të Rangers, Borna Barisic, transmeton IndeksOnline.

Grezda nuk u paraqitë në eliminatoret e fundit të Rangers në Europa League pas lëndimit.

Erosi bëhet transferimi i 14-t i Steven Gerrardit te Rangers dhe trajneri beson se ai është transferim i qëlluar.

”Grezda është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët e duan atë sepse ai mund të kontribojë në sulm”.

”Ai është me të vërtetë i shpejtë, shumë direkt dhe ka përvojë internacioanel”.

Sipas Bornas dhe Nikola Katicit, Grezda ishte lojtari më i mirë i Osijekut sezonin e kaluar.