Zyrtare: Juventusi konfirmon blerjen e radhës (Foto)

Skuadra e Juventusit e ka konfirmuar blerjen e anësorit, Fede Bernardeschi, shkruan IndeksOnline.

Përmes rrjeteve sociale kampioni i Serie A-së e ka konfirmuar transferimin e italianit, i cili gjendet në Torino për testet mjekësore.

23-vjeçari do të largohet nga Fiorentina, për t’iu bashkuar Zonjës së Vjetër. Shuma e këtij transferimi ende nuk është bërë e ditur.

Italiani që para dy sezoneve ishte i huazuar te Cortone, gjithsej gjatë karrierës së tij ka zhvilluar afro 100 paraqitje duke shënuar 26 gola.