Zyrtare: Këta janë ministrat e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike emrat e kandidatëve të saj përzv.kryeministër dhe ministra në Qeverinë Haradinaj.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Hajredin Kuçi ka thënë se zv.kryeministër do të jetë Enver Hoxhaj, ministër i Financave Bedri Hamza, ministër i Shëndetësisë Urani Ismajli, ministër Ndërmarrësi për Inovacion Besim Beqaj, ministër i Drejtësisë Abelard Tahiri, ministër i Kulturës Kujtim Gashi dhe ministre e Integrimeve Dhurata Hoxha.