Zyrtare: Lewandowski lojtari më i ri i Barcelonës

Tashmë edhe zyrtarisht Robert Lewandowski është lojtari më i ri i Barcelonës.

Pas shumë takimesh në mes drejtuesve të Bayern Munich dhe ekipit të Barcelonës, është arritur një marrëveshje për sulmuesin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ekipi i Xavi Hernandez në faqen e tyre, duke njoftuar se është arritur marrëveshja me klubin bavarezë për transferimin e Lewandowskit, transmeton lajmi.net.

Dëshira e yllit polak ishte vetëm ekipi katalanas, pasi ai ishte i vërshuar nga ofertat.

Shuma që thuhet se ekipi i Barçës kanë paguar për sulmuesin është 50 milionë euro.

Ndërsa, ai pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin.