Zyrtare: Pas Coutinhos, Aston Villa konfirmon edhe transferimin e Lucas Digne

Klubi anglez, Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Lucas Digne nga Evertoni.

Aston Villa e drejtuar nga legjenda angleze, Steven Gerrard, ka filluar me përforcime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, pasi synon të përfundoj sa më lartë në tabelën e Ligës Premier.

Para disa ditësh, klubi anglez befasoi të gjithë duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes së huazimit të Philippe Coutinhos nga Barcelona, ndërsa sot (e enjte) kanë konfirmuar një transferim të ri.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez të krahut të majtë, Lucas Digne, i cili vjen nga Evertoni dhe bëhet transferimi i dytë i afatit kalimtar të janarit.

“Aston Villa është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Lucas Digne nga Everton”.

“Reprezentuesi francez, i cili ka përfaqësuar klube elitare të futbollit evropian si Paris Saint-Germain, Roma dhe Barcelona, ​​bëhet nënshkrimi ynë i dytë i afatit kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Aston VIlla.

Shifrat e transferimit nuk janë bërë zyrtare, por Aston Villa thuhet se ka paguar 25 milionë funte apo rreth 30 milionë euro për transferimin e francezit.