Zyrtare: Real Madridi shkarkon Lopeteguin, emëron menjëherë zëvendësuesin e tij

Real Madridi e ka shkarkuar Julen Lopeteguin nga posti i trajnerit pas humbjes, 1-5 nga Barcelona të dielën.

Kjo ishte humbje e katërt e Real Madridit në 10 ndeshje të zhvilluara në La Liga nën urdhrat e ish-trajnerit të Spanjës.

Lopetegui ishte emëruar trajner i Real Madridit në qershor të këtij viti.

Santiago Solari, trajneri i Real Madrid B, është vënën në këtë post përkohësisht derisa të përfundojnë bisedimet me Antonio Conten.

Lopetegui ka kaluar nëpër disa muaj të vështirë te Real Madridi. Para Barçës, ai ishte mposhtur edhe nga Levante, Alaves dhe CSKA.

”Bordi i drejtuesve të Real Madridit kanë vendosur në takimin e sotëm ta ndërpresin bashkëpunimin me Julen Lopeteguin”, thuhet në njoftim.