Zyrtare: Serie A merr vendimin për të rifilluar sezonin

STADIO ENNIO TARDINI, PARMA, ITALY - 2019/08/24: Nike Merlin, official match ball of Serie A 2019-2020, is pictured prior to the Serie A football match between Parma Calcio and Juventus FC. Juventus FC won 1-0 over Parma Calcio. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

Serie A edhe zyrtarisht ka vendosur që të rifillojë sezonin.

Në samitin e mbajtur sot, i cili nisi në ora 18:30, Serie A, Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë marrë vendimin që sezoni të rifillojë, transmeton lajmi.net.

Sezoni do të rifillojë më 13 ose 20 qershor, sipas vendimit që është marrë sot në samitin e mbajtur.

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, do të njoftojë kryeministrin Giueseppe Conte për vendimin e marrë, dhe ky i fundit do të përcaktojë zyrtarisht datën.

Bazuar në atë se masat e ndalesës në Itali vlejnë deri më 14 qershor, do të duhet një ndryshim nga kryeministri italian, por do t’i takojë Lega Serie A që të caktojë datat për ndeshjet, por edhe për Kupën e Italisë.

Gjithsesi, sipas medieve italiane, data 20 do të jetë ajo që i jep startin  Serie A, kurse më 13 ka gjasa të rifillojë Kupa e Italisë.