Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zyrtarët izraelitë përgatitin publikun për një konflikt të zgjatur me Iranin

Zyrtarët izraelitë përgatitin publikun për një konflikt të zgjatur me Iranin

Zyrtarët izraelitë po përgatitin opinionin publik për një përballje të gjatë me Iranin, ndërsa përplasjet ushtarake mes dy vendeve po hyjnë në një fazë më të thelluar. Sipas raportimeve të Al Jazeera, e cila po mbulon zhvillimet nga Jordania për shkak se është ndaluar të raportojë nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor i pushtuar, vlerësimet e fundit të sigurisë izraelite sugjerojnë se konflikti do të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht.

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite i ka bërë thirrje popullit që të përgatitet për një konflikt të zgjatur.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar më parë se ndërrimi i regjimit në Iran nuk është objektiv kryesor i këtij konflikti, por synimi është shkatërrimi i programit bërthamor iranian për të parandaluar armatosjen me armë bërthamore.

Ndërkohë, ministri izraelit i mbrojtjes ka shtuar se ndërrimi i regjimit mund të jetë gjithashtu një nga qëllimet e mundshme të këtij konflikti.

Autoritetet izraelite theksojnë se janë të përgatitura për të vijuar për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe se disponojnë kapacitetet e nevojshme ushtarake, si në ofensivë ashtu edhe në mbrojtje. /mesazhi