​Pesë minuta shi, bllokohet Prishtina (Foto)

Pas shiut që ka ra në pasditen e sotme në Prishtinë, shumë rrugë të kryeqytetit janë vërshuar nga ujërat e zeza.

Rrugët “Robert Doll” dhe “Nazmi Mustafa”, të cilat lidhen mes vete, janë vërshuar nga ujërat e zeza, ku as këmbësorët nuk mundnin të kalojnë.

Për më keq, ujerat e zeza nuk mund t’i kalonin as personat me aftësi të kufizuara, që cilët lëvizin me karroca.