​Trajneri i Suedisë flet për rikthimin e Ibras, a do të paraqitet kundër Kosovës?

Zlatan Ibrahimovic thuhet se pritet të rikthehet nga pensioni ndërkombëtar për të luajtur për Suedinë.

Sulmuesi 39-vjeçar i Milanit nuk e ka përfaqësuar vendin e tij që nga Euro 2016, paraqitja e tij e fundit erdhi në një humbje 1-0 kundër Belgjikës në fazën e grupeve.Sipas “FotbollDirekt” Ibrahimovic është i gatshëm të bëjë një rikthim të bujshëm, dhe sulmuesi do të thirret në skuadrën e Janne Andersson më 16 Mars.

Ylli i Milanit më parë shprehu interes për të luajtur për vendin e tij në Kupën e Botës 2018, megjithatë vitin e kaluar ai zbuloi se nuk po mendonte të kthehej në ekipin e tij kombëtar.Ibrahimoviç mund të paraqitet në kualifikimet e Kupës së Botës kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si dhe në miqësoren kundër Estonisë në fund të Marsit, përcjellë KosovaPress.

Spekulimet kanë qenë të shumta muajt e fundit në lidhje me të ardhmen e tij ndërkombëtare pasi 39-vjeçari u takua me menaxherin e Suedisë.“Kur Zlatan u hap për lojëra në ekipin kombëtar, u ndje e natyrshme dhe e rëndësishme të takoheshim dhe të diskutonim për këtë sa më shpejt të ishte e mundur”, tha Andersson kur u pyet për bisedën e tyre.‘Jam i kënaqur që arritëm të merrnim një takim kaq shpejt.

’Ibrahimovic është golashënuesi kryesor i Suedisë në të gjitha kohërat pasi shënoi 62 herë në 112 paraqitje. Gjashtë nga ato gola janë shënuar në Kampionatin Evropian, ai kurrë nuk ka shënuar në Kupën e Botës.