✍️- A thua Mulla Jakup Asipi ishte i përndjekur apo i priveligjuar?

Prof. ass. dr. Musa Vila

– S’ka dyshim se Hoxha i nderuar është një personalitet i pa përsëritshëm për nga da’aveti, ligjeratat, spjegimet, guximi dhe si luftëtar për fe dhe atdhe.
Këto ditë mbushi 20 vite të kalimit në amshim -Allahu e past mëshirue. Ajo që më befasoi për të mirë ishin shkrimet dhe postimet në rikujtim të punës dhe veprave të tij në shërbim të fesë dhe atdheut.
👈- Më pëlqeu shkrimi i Ali Ahmetit një shkrim brilant dhe vlersim meritor të Mulla Jakupit si kontribues për fe dhe atdhe.
– Më zhgënjeu dhe ishte tendencioz vajtimi dhe shkrimi i një Hoxhe nga Maqedonia e veriut i cili në FB e kishte paraqitur Mulla Jakupin si person i vuajtur, i përsekutuar, i anashkaluar, i përndjekur dhe shumë e shumë i lanur anash nga institucionet fetare dhe Hoxhallarët e asaj kohe dhe kohës sotit.
Lirisht mund të themi se Mulla Jakupi ishte i pranuar gati se për të gjithë hoxhallarët.Kishte raporte të shkëlqyeshme me shumicën apsolute të hoxhallarëve nëpër xhamia dhe nëpër myftini, medrese, fakulltet, zyra të BFI-së, BIK-ut dhe kudo që paraqitej.
Mulla Jakupi nuk ishte i përndjekur kurrë nga hoxhallarët e as i penguar. Sa herë që ka dashur të mban tribuna, ligjerata në trojet shqiptare dhe në diasporë ju ka mundësuar pa fije problemi. Me një fjalë Ai i shte i lirë të udhëtonte Shkup e Shkodër.
Kushdo që ka dëshiruar me takue,apo me dëgjue ligjerata prej hoxhallarëve nuk kanë pasur ndalime apo izolime.
👈- Mulla Jakupi ishte i mirëpritur edhe nga organet e BFI-së ku punoi deri në vdekje, dhe asnjëher nuk u shkëput e as nuk krijoi ndasi por i shërbeu unitetit. Ai ishte i mirëpritur edhe nga Myftiu Tërnava kudo në Kosovë. Bile kanë organizue tribuna dhe mevlude së bashku.
Sikur të kishte qenë Mulla Jakupi i anashkaluar apo i intriguar nga hoxhallarët nuk do të kishte këtë autoritet dhe famë në popullin shqiptarë dhe më gjërë.
Pengesat e Mulla Jakupit ishin normale dhe brenda suazave të kohës dhe vendit kur punonte e lëvizte. Asesi nuk ka pasur kurdisje që kanë mundur me pengue nga puna, da’aveti dhe angazhimi i Tij.
👈- Asnjëher nuk është burgosur e as nuk është rrahur apo torturuar nga pushteti e as nuk ju ka konfiskuar pasaporta apo librat apo edhe familja.
Pengesat e tij janë sikur të shumë hoxhallarëve tjerë në Ballkan,pra brenda normales,apo edhe 80% e hoxhallarëve i kanë këto pengesa dhe fërkime në da’vet..!
Andaj duhet ta çmojm dashurin e popullit për Mulla Jakupin, kontributin e hoxhallarëve në përkrahjen e tij, organizimet e tribunave ne Maqedoni, Kosovë, Shqipëri,Diasporë dhe luginë të Preshevës…
👈- Të përsekutuar dhe të penguar ishin hoxhallarët në Shqipërin komuniste, si Mulla Ibrahim Dalliu, Abdullah Zemblaku.. Apo në Kosovë Mulla Idriz Gjilani… Nuk krahasohet vuajtja e tyre me Mulla Jakupin..
Tash hiq më larg se një muaji ju morë nënshtetësia një hoxhe Suvejdanit nga Kuvajti…
Çfarë vuajtje kishte pasur Hasen El Bena, Sejid Kutub, me qindra hoxhallarë po derdhen nëpër burgje të saudisë, egjiptit…Edhe Mulla Jakupi kishte të njejtat mendime me të apostrofuarit por nuk përjetoi vuajtje çfarë kanë vuajtur dhe po vuajn ideologët e tij. Duhet ta vlersojm edhe pushtetin e shqiptarëve ne Maqedoni dhe të hoxhallarëve që nuk ishin pengesë e da’avetit për Mulla Jakupin.
Askush nuk na ka fajë neve si xhemat apo edhe si hoxhallarë që nuk i kemi kushtuar më shumë vëmendje punës së Mulla Jakupit apo nuk e kemi shoqëruar…?
Po ja përcjelli një histori të vuajtjeve të dijetarëve nga pushtetet:
👈- Said ibn Xhubejri vdiq me kokë të prerë.
– Imam Shafiu vdiq nga rrahjet e rënda me shkopinj.
– Sufjan Thevrij vdiq duke qenë i arratisur.
– El-Taberi vdiq nën rrethim.
– El-Buhari vdiq në mërgim i përbuzur.
– El-Nesai vdiq i rrahur nga tifozët kundërshtarë.
– Ibn Hazmi vdiq në ndjekje.
– Ebu Hanife vdiq i burgosur, i helmuar.
– Shejh el-Islam Ibn Tejmije vdiq i burgosur.
– Juristi Ijad vdiq i vrarë dhe i copëtuar. Trupi i tij u mblodh dhe u varros pa funeral apo larje rituale, pranë një kishe.
– Nu’man ibn Hammad vdiq i lidhur me zinxhirë, u tërhoq me zinxhirë dhe u hodh në një gropë. Ai as nuk u la dhe as nuk u lut për të.
– Imam Ebu Bekr Nabulsi vdiq i repur për së gjallëi.
Ky është fati i dijetarëve; ata sakrifikojnë jetën e tyre për të përcjellë fjalën e së vërtetës dhe mesazhet e Zotit.
Në të vërtetë, rruga është e vështirë për ata që e mbështesin të vërtetën.
Parajsa është një mall i çmuar që kërkon përpjekje dhe vetëdisiplinë të madhe.
– Nëse vetëm pak e vendojm gishtin në mendje, shohim se Mulla Jakupi nuk ishte i përsekutuar e as i përndjekur, e as i lanur anash nga hoxhallarët. Ai ishte i dashur për popullin, për luftëtarët e lirisë, për botën intelektuale dhe për hoxhallarët në përgjithësi!

Prof. ass. dr. Musa Vila