1 ton drogë, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar në Greqi

Katër shqiptarë të moshave 42 ,25, 35 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Turqi. 

Departamenti i Antidrogës së Rojes Bregdetare greke, ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje. Sipas policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit.

Top Channel konfirmon se shqiptarët e arrestuar në këtë aksion janë Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo./tch