10 vjet pas masakrës, Breivik kërkon lirim me kusht

Dhjetë vjet pas masakrës gjatë të cilës vrau 77 persona mes Oslos dhe Utojës, ekstremisti i djathtë Anders Breivik kërkon lirimin me kusht.

Më 22 korrik 2011, ekstremisti i krahut të djathtë fillimisht shpërtheu një bombë pranë selisë së qeverisë në Oslo, duke vrarë tetë persona, më pas vrau 69 të tjerë, kryesisht adoleshentë, duke hapur zjarr në një kamp veror në ishullin Utoya.

Ai u dënua me 21 vite burg me mundësi zgjatje të dënimit

“Si në çdo shtet tjetër te se drejtes, një i paraburgosur ka të drejtë të aplikojë për lirim me kusht dhe Breivik ka vendosur ta përdorë atë”, shpjegoi avokati Oystein Storrvik.

Sipas analistëve, kërkesa nuk ka asnjë shans për sukses në një vend që nuk ka njohur nivel kaq ekstrem të dhunës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për më tepër, Breivik nuk është penduar kurrë për krimet e tij. Mes përshëndetjeve naziste dhe bindjeve ideologjike, ai u përpoq të transformonte çdo paraqitje të tij në gjykatë në një lloj mitingu politik.

Gjyqtari ka afat deri të enjten në datën 20 për të vlerësuar kërkesën. /atsh