Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 100 të vdekur dhe mbi 5.000 raste me kolerë në Zimbabve

100 të vdekur dhe mbi 5.000 raste me kolerë në Zimbabve

Zimbabvea ka regjistruar 100 vdekje nga kolera dhe më shumë se 5 mijë raste të mundshme aktive, që nga fundi i muajit të kaluar.

Qeveria e vendit ka vendosur kufizime, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, përfshirë këtu kufizimin e numrit të njerëzve në funerale dhe ndalimin e tubimeve shoqërore në zonat e prekura.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 905 raste të njerëzve të prekur me kolerë janë regjistruar si të konfirmuara, si dhe 4.609 raste të tjera janë të dyshuara. Kolera është një sëmundje e transmetuar nga uji që mund të përhapet me shpejtësi.

Sëmundja shkaktohet nga gëlltitja e ujit ose ushqimit të kontaminuar. Zimbabve ka shumë pak qasje në ujë të pastër.