108 raste me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar 108 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 6169 mostrave.

Ministria njoftoi edhe për 11 pacientë të shëruar.

Ndërkaq, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 637.

Në njoftimin e MSH-së nuk bëhet e ditur lidhur me të dhënat e personave të vaksinuar kundër koronavirusit në 24 orëshin paraprak.

Sa i përket vaksinimit kundër coronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2161 doza të vaksinës.

Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784,166 persona.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç dhe ata mund të marrin njërën nga dy vaksinat që përdoren në Kosovë: AstraZeneca dhe Pfizer.

Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit.