11 emigrantë të vdekur nga përmbytja e anijes pranë Porto Rikos

Të paktën 11 emigrantë kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë shpëtuar të enjten pasi një anije u përmbys pranë Porto Rikos, ka bërë të ditur një zyrtar i rojës bregdetare të SHBA-së.

Një ekuipazh ajror i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së pa të enjten në mëngjes anijen me probleme dhe njerëz në ujë rreth 10 milje detare në veri të ishullit Desecheo, Porto Riko.

Njerëzit nuk dukej se kishin veshur jelek shpëtimi.

Ekuipazhet ishin në gjendje të nxirrnin 31 të mbijetuar nga uji, tha për CNN një zëdhënës i Distriktit të 7-të të rojës bregdetare të SHBA-së. Janë gjetur gjithashtu 11 trupa, tha ai.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar. Ndërkohë, kombësia e emigrantëve të dyshuar nuk dihet. /koha