Lidhja mes baballarëve dhe djemve është e njohur si lidhje e fortë që lë gjurmë në të ardhmen e të rinjve. Por a e keni menduar se cilat janë mësimet të cilat djemtë tuaj duhet ti marrin nga ju?
- Ta dojë nënën e tij. Ai do të mësojë dashurinë nga ju, ashtu si do ta mësojë urrejtjen. Nëse doni ta mësoni djalin tuaj si ta dojë nënën e tij, fillo nga vetja. Duaje dhe nderoje në prani të tij, dhe bëja me dije se sa falënderues duhet të jemi ndaj saj.
- Lereni të ngasë makinën. Çdo fëmijë kujton herën e parë të vozitjes me ndihmën e babait. Mos e bëni gabimin që fëmija juaj të bëhet 18 vjec pa ditur të ngasë mirë makinën.
- Mësojeni që të jetë “përzgjedhës i mirë”. Sidomos kur është vie koha për përzgjedhjen e fatit të jetës (gruan). Mësojini të jetë i vendosur që ta marrë më të mirën.
- Merrni me vete në lojërat sportive që zhvilloni me top apo lojëra tjera. Ato janë kujtimet më të mira.
- Vlerësojani trimërinë. Ai e mëson trimërinë nga ana juve, por edhe nga shoqeria përreth.
- Mos ngurroni ti tregoni si kanë ardhur në jetë. Mos të kujtoj djali juaj se e ka sjellë lejleku. Ai po rritet, dhe nëse nuk e mësoni ju, e mësojnë magazinat.
- Mësojeni të jetë human. Dhe mos harroni ti tregoni se është në rregull të qajë kur i vie të qajë.
- Ndani së bashku sekretet. Komunikoni. Bisedoni. Flisni për gjërat që ju rrethojnë. Bëhu mik i tij i pazëvendësueshëm.
- Mësoji atij të zgjedhë problemet e tij. Sigurohuni që ai e di se cilat beteja janë me vlerë për tu luftuar – si për shembull familja e tij.
10. Ndihmoni atë që të kuptojë kur është më mirë ta mbyll gojën dhe të largohet. Mësojeni atij të jetë personi më i mirë në rrethin e tij.
11. Mësojani vlerën e familjes. Le ta di se familja është gjithmonë e vlefshme. Familja gjithmonë vjen e para. Dhe mos e harroni formuën kryesore: “Çdo baba duhet të kujtojë se një ditë djali i tij do të ndjekë shembullin e tij në vend të këshillës së tij.” /MESAZHI/







