Njëmbëdhjetë palestinezë, përfshirë tre gazetarë, u vranë sot si pasojë e të shtënave dhe bombardimeve të ushtrisë izraelite në disa zona të Rripit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, shtatë persona u vranë në pjesën qendrore të Gazës, dy në jug dhe dy të tjerë në veri të territorit. Tre nga viktimat ishin gazetarë, të cilët humbën jetën pasi automjeti i tyre u godit nga një sulm ajror në zonën qendrore.
Që nga armëpushimi i shpallur në muajin tetor të vitit të kaluar, janë regjistruar 1.820 të vrarë dhe të plagosur si pasojë e rreth 1.300 shkeljeve të marrëveshjes, sipas autoriteteve palestineze. /mesazhi





