Ballina Lajmet Kosovë 12 prokurorë të rinj japin betimin para prresidentit Thaçi

12 prokurorë të rinj japin betimin para prresidentit Thaçi

Para Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot janë betuar solemnisht 12 prokurorë me mandat fillestar.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Presidencës.

Prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale.

 Këta prokurorë të rinj do të shpërndahen nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës.