Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 136 fëmijë të vrarë deri tani në Ukrainë

136 fëmijë të vrarë deri tani në Ukrainë

Pushtimi i Ukrainës ka hyrë të shtunën në ditën e 31-të. Qindra njerëz, përfshirë më shumë se 120 fëmijë janë vrarë deri tani si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ruse mbi disa qytete

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka bërë të ditur të shtunën se 136 fëmijë janë vrarë deri tani si pasojë e sulmeve ruse.

Sipas kësaj zyre, numri i fëmijëve të plagosur ka arritur në 199 që kur ka nisur pushtimi më 24 shkurt, raporton BBC.

Sipas autoriteteve ukrainase numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë deri tani në Ukrainë ka shkuar në mbi 1.000. /koha