143 shtete në mbështetje të refugjatëve palestinezë, Qeveria e Mickoskit voton KUNDËR!
Në votimin në OKB për mbështetjen e veprimtarisë së agjencisë humanitare UNRWA, Maqedonia e Veriut u rreshtua mes vetëm 9 shteteve që votuan kundër rezolutës.
Maqedonia e Veriut, i vetmi shtet evropian që votoi KUNDËR!
Ironia bëhet edhe më e madhe kur dihet se vetëm pak ditë më parë, më 12 nëntor, Bashkimi Evropian kishte riafirmuar publikisht mbështetjen për mandatin dhe veprimtarinë humanitare të UNRWA-s.
Pra, ndërsa BE-ja mbështet ndihmën humanitare për refugjatët palestinezë, Qeveria e Mickoskit zgjedh të votojë kundër rezolutës. Kjo dëshmon se politika e jashtme dhe diplomacia e Maqedonisë së Veriut janë gjithçka tjetër, përveçse evropiane!
Në një kohë kur miliona palestinezë kanë nevojë për ushqim, arsim dhe kujdes shëndetësor, Qeveria duhet t’u shpjegojë qytetarëve arsyet e këtij vendimi.TURP!
Skender Rexhepi Zejd





