“Gjelbërimi i egër i Prishtinës” (Video)

https://www.youtube.com/watch?v=AI9SAlQACC0

“Gjelbërimi i egër i Prishtinës”
Trotuaret e Prishtinës në shumë raste nuk kanë nevojë për gjelbërim, por për mirëmbajtje të tyre.

Bari i rritur, i pa krasitur dhe hapësirat e thara bëjnë që trotuaret të ngjasojnë në “xhungël”.
Pamjet e realizuara nga Mesazhi.com në disa pjesë të kryeqytetit, si Posta dhe Universiteti i Prishtinës, të cilat janë tejet të frekuentura, shpërfaqin dembelinë dhe pakujdesinë institucionale karshi hapësirave publike.

Në këtë gjendje janë pothuajse të gjitha trotuaret në kryeqytet.