Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 18 të denuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e heroit turk

18 të denuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e heroit turk

Një gjykatë turke ka dënuar 18 të dyshuar të lidhur me grupin terrorist Gülenist (FETO) të përfshirë në vrasjen e Omer Halisdemir, në natën e grushtit. Raportet e mediave turke thanë se ata janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjyqi, që u mbajt nga Gjykata e Lartë në kryeqytetin Ankara, kishte filluar në shkurt 2017.

Halisdemir kishte rrezikuar jetën për të mbrojtur selinë e ushtrisë nga një grup i madh i puçistëve, të cilët megjithatë e vranë atë me një breshëri plumbash.

Plani i tyre për të kapur Forcat Speciale, një njësi kyçe e ushtrisë, dështoi falë besnikërisë së shumë prej ushtarakëve, dhe më tepër nga besinkëria e populit që kryengritjes iu bashkangjit me dalje masive në rrugë për ta mbrojtur votën që ia kishin besuar presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan. /MESAZHI/