25.4 milionë refugjatë në botë – Turqia më mikpritësja, Kosova në rrugë të mbarë

Agjencia e OKB-së për Refugjatë UNHCR në Kosovë ka mbajtur takim për të ngritur vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Refugjatëve.

Shefi i Misionit të UNCHR në Kosovë, Erol Arduç tha se kjo marrëveshje është arritur si kundërpërgjigje për krizën e refugjatëve, dhe se është e detyrueshme, por përfshin zotime të shteteve pjesëmarrëse për respektim të saj.

“Ka pasur konferenca në mbarë botën për refugjatët dhe migrimin, disa prej jush ndjeheni të lodhur sa flitet për migrimin në media. Në 10 vitet e fundit mund të vërejmë një përparim, ky është rezultat i këtyre përpjekjeve. Duke filluar nga kriza e madhe në fillim të viteve 2000, po i referohem dyndjeve nga Afrika nga Sudani dhe lëvizjet e mëdha nga Siria që kishin ndikim të madh në botën perëndimore, këtë i kanë dhënë arsye botës perëndimore për të vepruar të mendojnë si të ndryshohet kundërpërgjigjja”

Ai shtoi se në mbarë botën janë 68.5 milionë refugjat në mbarë botën, dhe Turqia prin me numrin e refugjatëve të pranuar brenda vendit”

“ Kemi 68.5 milionë persona të zhvendosur në mbarë botën 40 milionë brenda vendeve 25.4 milionë refugjatë. Turqia prin me këtë numër për nga vendet. Janë numra abstrakt në shoqëri në rrugë mund ta vëreni  pranin e refugjatëve e them nga përvoja në Stamboll, ata nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm, nuk kanë strehë.

Sipas tij, objektivat e Marrëveshjes Globale për Refugjatët janë që të shkarkohet trysnia nga vendet që kanë numër të madh të refugjatëve dhe tu ofrohet ndihmë refugjatëve, që ata të kanë pavarësi dhe që ata të kthehen me dinjitet në vendet e tyre.

Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Murat Shahin, u shpreh se kjo marrëveshje i fton vendet pjesëmarrëse që të ndajnë përgjegjësinë për refugjatët.

“Këto në të vërtetë ofrojnë një kornizë për ndarvë të drejtë, në këtë kontëks është me rëndësi të reflektohet mbi agjendën 20/20 është më rëndësi askush të mos anashkalohet. Në nivel global hisedarët ftohen të adresojnë shkaqet ë situatave për refugjatë”, tha ai.

Ai poashtu tha se edhe Kosova mund të ndihmojë në këto aktivitete përmes misionit të OKB-së që te arrihet agjenda e përbashkët.

Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, tha se autoritetet e Kosovës edhe pse nuk ka qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, veprimet që i ka ndërmarrë si shtet kanë buruar nga kjo marrëveshje, dhe kanë përmbushur disa nga këto objektiva.

“Autoritete tona i kanë përcjell zhvillimet e refugjatëve dhe vazhdojmë t’i përcjellim edhe sot, kemi punuar për t’i respektuar ato marrëveshje… si dhe në integrimin e refugjatëve”, tha ai.

Në këtë forum u shfaq edhe një video, lidhur me “Marrëveshjen Globale të Refugjatëve”.

Marrëveshja globale për refugjatët flet për rëndësinë e pritjes të refugjatëve, të mbrojtjes dhe të ndihmës për refugjatët. Kjo marrëveshje njeh rëndësinë e pritjes, të mbrojtjes dhe ndihmës për refugjatët.