3 viktima, 10 raste të reja me virus dhe 17 të shëruar

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.302 testime të realizuara, 10 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar, ndërkaq 3 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.