33 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

33 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, derisa nuk ka asnjë të vdekur.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë 23 qytetarë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230.

Në total numri i rasteve aktive është 644.