34 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 232, duke shënuar rritje në krahasim me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 34 raste të reja me virusin COVID-19 në 3348 testime të kryera.

Nga këto: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërkohë që janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.