4 mijë aplikime për 16 vende pune në AKI

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka nisur intervistimin për pretendentët për tu bërë pjesë e saj.

Nga 4000 mijë aplikime, vetëm 16 persona pritet t’i bashkohen njërit prej institucioneve tejet të rëndësishme të Republikës.

Ndryshe, konkursi për tu bërë pjesë e AKI-së ishte hapur me 1 mars.

“Kërkohen persona me aftësi menagjeriale, administrative dhe profesionale. Kërkohen aftësi edhe të inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike. Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme”, thuhej në sqarimin e Intelegjencës.