4 palestinezë në Rripin e Gazës të vrarë nga forcat izraelite

Katër palestinezë u vranë sot nga forcat izraelite në dy incidente të ndara pranë zonës kufitare Gaza-Izrael, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Incidenti i parë ndodhi në zonat Khan Younis dhe Rafah në Rripin Jugor të Gazës, ku tanke dhe avionë izraelitë vunë në shënjestër vendet e Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i lëvizjes Hamas, duke vrarë tre nga anëtarë të e saj.

“Tre palestinezë u martirizuan nga forcat okupuese izraelite, duke përfshirë dy në Rripin Verior të Gazës dhe një tjetër në qytetin jugor të Rafah”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra.

Ai nuk u dha emrat dhe moshat e individëve të vrarë.

Megjithatë, brigadat al-Qassam identifikuan njerëzit e vrarë si Shaaban Abu Khater, 26 vjeç, Mohamed Abu Farhana, 31 vjeç dhe Mahmoud Qeshta, 23 vjeç.

Incidenti i dytë ndodhi në marshimin e  kthimit, ku një i ri u vra dhe 120 të tjerë u plagosën nga armë zjarri ushtarake izraelite dhe gaz lotsjellës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë identifikoi martirin si Mohamed Sherif Badwan, 27 vjeç, i cili u qëllua në kraharor nga ushtria izraelite, në lindje të qytetit të Gazës.

Për gati katër muaj, palestinezët në Rripin e Gazës kanë mbajtur demonstrata pothuajse të përditshme pranë zonës së tamponës Gaza-Izrael.

Që nga fillimi i demonstratave më 30 mars, më shumë se 140 protestues palestinezë janë martirizuar – dhe mijëra të tjerë të plagosur – nga armë zjarri izraelite.

Protestuesit kërkojnë të drejtën e kthimit në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u nxorrën në vitin 1948 për të bërë rrugë shtetit të ri Izraelit.

Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës 11-vjeçare të Izraelit të Rripit të Gazës, e cili ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar rreth 2 milion banorë të saj prej shumë mallrave bazik për jetesë. /MESAZHI/