4 viktima dhe 977 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër humbje jete dhe 977 raste të reja me koronavirus në 6308 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 919 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 12,582 pacientë aktivë me COVID19.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.