42 vjet nga rënia dëshmor e Jusuf Gërvallës

Ilmi Rexhepi

Sot janë bërë 42 vjet nga rënia dëshmor e Jusuf Gërvallës. Sa më shumë që po bëhen përvjetorët e rënies së tij, aq më të madhe po ia ndiejmë praninë duke rrezatuar ai nga larg pastërti njerëzore e natyrë shqiptare.
Kur fëmijët të më kërkojnë t’u tregoj shqiptarin shëmbëlltyrë, më ideal e me tiparet më të rralla, pa u menduar dy herë do t’u them: Ai për mua është Jusuf Gërvalla.
Siç e ka thënë ai vetë, nder ka lypur, nder ka gjetur përjetë.
Më lehtësuar e përkujtojmë Jusuf Gërvallën kur kryeministër i vendit është “sozia” e tij dhe ministre e Jashtme bija e vet. Shqiptaria do të triumfojë në mënyrat që tradhtarëve mendja nuk ua pret.
Gjithnjë e më shumë po bëhen ata që e përkujtojnë me mall e me dashuri Jusuf Gërvallën e gjithnjë më të paktë ata që ende ulen në makinën e poshtër kriminale.

~Ilmi Rexhepi