5 funksionalitete të reja që po vinë në Threads

Në këtë artikull do të detajojmë 5 funksionalitete të reja që raportohet se janë në zhvillim për Threads.

Aplikacioni Threads i Instagram arriti një sukses të madh kur në vetëm 5 ditë mori 100 milionë regjistrime. Por si me çdo platformë medias sociale, ndryshimi është vazhdimisht në horizont.

Ndërtuar për të konkurruar me X, ish-Twitter, platforma kishte disa funksionalitete bazike kur debutoi ndërsa përdoruesit nuk hezituan të kërkonin nga kompanisë pasurimin e platformës me ato çfarë Twitter i ofron.

Në këtë artikull do të detajojmë 5 funksionalitete të reja që raportohet se janë në zhvillim për Threads.

Hashtaget

Hashtaget pritet të bëjnë debutimin e tyre në Threads shumë shpejtë dhe do të përmirësonin eksperiencën e përdoruesve në mënyrë të ndjeshme kur flitet për gjetjen e përmbajtjeve.

Disa përdorues kanë kritikuar përmbytjen e Threads me hashtaget siç ndodh në Twitter. Disa të tjerë kanë sugjeruar se Threads duhet të adoptojë funksionalitetin nga Instagram Reels ku mund të aplikohen deri në 3 tematika.

CEO Adam Mosseri ka konfirmuar tashmë se hashtaget janë prioritet por pa specifikuar një afat.

Kalimi mes disa llogarive

A keni menduar për menaxhimin e disa llogarive Threads? Dëshira juaj mund të bëhet realitet të shpejti. Funksionaliteti i disponueshëm në Instagram, do të ofrohen një mënyrë të thjeshtë për të kaluar nga njëra llogari tek tjetra në Threads. Adam Mosseri e ka përmendur këtë funksionalitet si pjesë e përditësimeve të ardhshme.

Editimi i postimeve

Threads së shpejti do tu japë përdoruesve mundësinë për të ndryshuar postimet. Një funksionalitet shumë i rëndësishëm ku përdoruesit mund të modifikojnë postimet pasi i kanë publikuar, debutimi i tij mbetet i fshehtë ende edhe pse Mosseri e konfirmuar si në planet e kompanisë.

Fshirja e llogarisë në Threads pa fshirë Instagram

Aktualisht fshirja e llogarisë në Threads fshin llogarinë në Instagram dhe kjo për shkak të mënyrës sesi Meta i ka lidhur ngushtë këto dy platforma.

Megjithatë kompania po punon për një zgjidhje ku përdoruesit mund të fshijnë llogaritë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Është një prej funksionaliteteve më të kërkuara.

Mjete për brandimin e përmbajtjeve

Edhe pse rregullat rreth promocioneve në Threads janë ende në ndërtim, presim që të shohim mjetet e përmbajtjeve të branduara në aplikacion në të ardhmen. Kjo ju jep reklamuesve për tu përfshirë në promocione me pagesë në aplikacion.