5 tifozë humbin jetën, plagosen 7 të tjerë

Pesë persona u vranë dhe shtatë u plagosën në një rrëmujë pas një ndeshje të Ligës së Kampionëve Afrikane në kryeqytetin Angolan të Luandës të shtunën.

Tragjedia ndodhi në ndeshjen e parë çerekfinale, mes vendasve të Primeiro de Agosto dhe  TP Mazembe të Kongos.

Sipas “Reuters”, tifozët nisën të largoheshin nga stadiumi “Estádio 11 de Novembro” por gjetën portat e mbyllura. Kur policia hapi dyert turma doli jashtë, por disa prej tyre u shkelën nga kuajt e policisë duke shkaktuar tragjedinë.

Ministria e Sportit e Angolës shprehu ngushëllimet e saj për familjet e tifozëve të vrarë, duke thënë se i vjen keq për vdekjet tragjike dhe shton se incidenti do të hetohet.

Ministria vuri në dukje se të shtatë personat e dëmtuar nuk kishin pësuar dëmtime serioze dhe kishin dal nga spitali.

Tragjedia ndodhi vetëm një vit pas tragjedisë, që u mori jetën 17 personave  dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një rrëmujë në një stadium në Uige, Angolën veriore./Ora News