6 shenja se partneri i biznesit po ju dëmton

Ju me siguri i dini statistikat: 80 për qind e ortakërive të biznesit dështojnë…Por njerëzit vazhdojnë të bëjnë marrëveshje ortakërie për shkak të përfitimeve që marrin për kompaninë e tyre si:

– Aftësi dhe dituri të kombinuara
– Më shumë kapital biznesi
– Kapacitet më të madh të huave
– Përfitime të taksavePavarësisht kësaj, katër nga pesë ortakëri të biznesit ende nuk funksionojnë. Nëse dëshironi t’ia dilni si një ndërmarrës, ju duhet të kuptoni se si të sigoruheni se ortakëria juaj është pjesë e 20-përqindëshit të suksesshëm.

Për fillim, shikoni këto shenja se partneri juaj i biznesit po ju dëmton më shumë se sa po ju ndihmon. Nëse ndonjëra tingëllon e njohur, mund të jetë koha për një ndryshim të brendshëm.Përfitimet nuk janë të barabarta gjatë karrierës time, unë kam lansuar një numër të bizneseve të ndryshme në disa industri të ndryshme.

Kam punuar me partnerë dhe vetëm. Nëse ka ndonjë gjë të cilën e kam mësuar, është se ortakëritë e biznesit në mënyrë tipike janë të dobishme nëse ju posedoni disa aftësi ose njohuri që tjetrit i mungojnë.Ndoshta njëri prej jush dini programet, dhe tjetri marketingun.

Ndoshta ju dini shitjet, dhe partneri juaj llogaritë dhe menaxhimin e buxhetit.Në anën tjetër, nëse punoni me dikë i cili dukshëm ka më pak përvojë se ju, vetëm njëri prej jush përfitoni. Kjo mund të shndërrohet në ortakëri të dëmshme të biznesit.

Një ekuilibër i shëndetshëm rrit gjasat që ju të përfitoni në mënyrë të barabartë, pavarësisht se a është në terme të zhvillimit profesional apo përfitimeve të kompanisë.Parimet tuaja bien ndeshMund të mendoni se kjo ka rëndësi vetëm në një martesë, por ju mund të mashtroheni nga rëndësia e një vizioni të përbashkët.

Ju dhe partneri juaj i biznesit duhet të punoni drejt qëllimeve të njëjta të biznesit dhe të pajtoheni se si t’i arrini ato. Nëse nuk pajtoheni me mënyrën se si i qaseni financave, planifikimeve dhe strategjive, mund të krijojë probleme të cilat ndikojnë në aftësinë tuaj për të arritur sukses.Ish-kryeshefi ekzekutiv i “Disneyt”, Michael Eisner, dikur tha: “Është gjë e rrallë të gjesh një partner biznesi i cili është bujar.

Nëse keni fat, ndodh vetëm një herë në jetë”.Ju nuk keni nevojë që partneri juaj i biznesit të kujdeset më shumë për suksesin tuaj se sa të tijin. Por është më e lehtë që marrëdhënia të funksionojë nëse idealet, vlerat, qëllimet dhe etika e punës përshtaten.

Ai ka ngecur në rrugën e tijNë kohën tonë digjitale, bizneset duhet të veprojnë shpejtë për të shfrytëzuar mjetet e reja të biznesit dhe kanalet e marketingut të cilat me të vërtetë shtyejnë rritjen.

Ka një arsye pse‘’kjo është mënyra siç e kemi bërë gjithmonë’’ është njëra prej gjërave më të këqija e cila dëgjohet në vendin e punës.Biznesi gjithmonë po ndryshon. Ndërmarrësit më të ndryshueshëm e bëjnë prioritet të përshtaten.

Ju nuk keni pse të bindni vazhdimisht partnerin tuaj të biznesit se teknologjitë dhe aftësitë e reja mund të ndihmojnë biznesin tuaj.Ju nuk i besoni njëri-tjetrit për të përfunduar gjëratËshtë puna e ndërmarrësit të mbushë shumë role, por askush nuk mund të jetë në shumë vende në të njëjtën kohë.

Një partner biznesi ofron një palë sy shtesë të syve dhe veshëve për t’u siguruar se biznesi po ec rrjedhshëm.Por a i besoni partnerit tuaj të biznesit të menaxhojë biznesin tuaj? Nëse jo, kjo marrëdhënie po ju dëmton.Mund të ketë shumë arsye prapa këtij mosbesimi.

Pavarësisht arsyes, do të thotë se ju nuk keni një partner, ju keni vetëm një punonjës më shumë për t’a menaxhuar. Gjeni një mënyrë për t’i besuar partnerit tuaj për të bërë punën në mënyrën që ju besoni se duhet të bëhet ose përgatituni të merrni të gjitha përgjegjësitë vetë.Ai ofron probleme, por jo zgjidhjeEkzekutivi i biznesit, tashmë në pension, Jack Welch, ka thënë:

“Udhëheqësit e mirë të biznesit krijojnë një vizion, artikulojnë vizionin, në mënyrë pasionante zotërojnë vizionin dhe në fund e përmbushin atë’’.Të dy anëtarët e ortakërisë së biznesit duhet të jenë të gatshëm të krijojnë plane veprimi për të zgjidhur problemet dhe për të arritur qëllimet e biznesit. Nëse një partner kalon gjithë kohën e tij duke gjetur probleme, është shenjë e keqe.

Një partner i orientuar në zgjidhje mund të jetë një pasuri e vlefshme në menaxhimin financiar, dizajnin e produktit, marketingun dhe tjera aspekte kyçe të biznesit tuaj të përbashkët.Ju nuk mund të zgjidhni disa konflikteEdhe partnerët më të mirë të biznesit kanë mospajtime.

Në të vërtetë, këto debate janë një tjetër përfitim i të pasurit dy mendje duke punuar në çështjet e njëjta.Por problemi rritet nëse këto konflikte nuk kanë përfundime të suksesshme. Njerëzit inteligjentë me opinione të ndryshme duhet të jenë në gjendje të peshojnë përparësitë dhe mangësitë e çdo opsioni dhe të vijnë në një përfundim.Nëse thjeshtë nuk mund të zgjidhni një mospajtim serioz, ju do të keni probleme serioze, veçanërisht nëse ju dy keni aksione të barabarta.

Cili prej jush e ka fjalën e fundit?Ndoshta ju keni planifikuar përpara dhe keni bërë marrëveshjen e ortakërisë për të përfshirë udhëzime për situata të tilla. Në ndonjë pikë, ndryshimet e vazhdueshme ndoshta janë shenja të fuqishme se dy koka nuk janë më mirë se një.(Matt Orlic është themeluesi i Inspire Brands Group, i cili krijon dhe zhvillon marka në të gjithë botën duke dizajnuar dhe prodhuara produkte në industri të ndryshme, duke përfshirë mjete elektronike, pajisje sportive, lodra, veshje sportive dhe më shumë.

Markat e tij shpërndahen globalisht përmes shitësve në masë, dhe ai gjithashtu është i angazhuar në licensimin e marrëveshjeve me disa nga markat më të mëdha në botë, duke përfshirë Angry Birds, Liverpool FC, Manchester United dhe UMBRO)./Mesazhi/