7 ushqime që nuk duhet t’i hani kurrë me stomakun bosh

Dihet që anashkalimi i mëngjesit nuk është i mirë pasi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Megjithatë, jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm se nuk mund të hani çdo gjë që dëshironi në mëngjes, pasi disa ushqime nuk janë shumë të mira nëse i hamë me stomakun bosh.

Më poshtë, disa nga ushqimet që duhen shmangur në mëngjes sipas Buzz Noble.

Ushqimet pikante

Ngrënia e ushqimeve pikante me stomakun bosh rrit shanset që të ndjeni irritime të stomakut, të cilat mund të çojnë në reaksione acidike dhe ngërçe. Këto ushqime kanë shije shumë të mprehtë dhe të fortë dhe si të tilla mund të shkaktojnë probleme në tretje.

Domatet

Domatja përmban acid tanik dhe ngrënia e saj me stomak bosh mund të rrisë aciditetin në stomak dhe mund të çojë në probleme gastrike. Ngrënia e domateve me stomakun bosh nuk është ideale për ata që vuajnë nga problemet e ezofagut dhe ulçerës.

Pijet e gazuara

Është e rëndësishme të dini se konsumimi i pijeve joalkoolike nuk mund të bëhet në çdo kohë të ditës që ju pëlqen. Marrja e pijeve joalkoolike me stomakun bosh mund të shkaktojë fryrjen e stomakut dhe konsumimi i shumë pijeve të gazuara rrit aciditetin në stomak, gjë që nga ana tjetër mund të jetë shkaku i kancerit të ezofagut. Shumë ujë i gazuar gjithashtu mund të shkaktojë mutacione.

Kosi

Kosi përmban acid laktik që bëhet i paefektshëm nga nivelet e aciditetit të stomakut bosh. Acidi i stomakut bosh vret bakteret e acidit laktik të pranishëm në këto produkte të qumështit dhe çon në aciditet.

Dardhët

Fibra e papërpunuar që gjendet në dardhë mund të dëmtojë mukozën delikate dhe të shkaktojë dhimbje stomaku nëse dardha hahet me stomakun bosh. Këshillohet ta kombinoni me disa drithëra ose bollgur.

Tarta/pufte

Ëmbëlsirat e fryra/tartat përmbajnë maja të plota që mund të irritojnë stomakun.

Ëmbëlsirat

Marrja e sheqerit me stomak bosh nuk këshillohet, sepse kur sheqeri hyn në stomakun bosh, trupi i njeriut nuk mund të sekretojë mjaftueshëm insulinë për të ruajtur nivelet e tij normale në gjak. Për më tepër, sheqeri mund të prishë ekuilibrin acid-alkalik.