Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 73,098 të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve...

73,098 të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve shëndetësore

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan të hënën se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, ka arritur në 73,098, ndërsa 173,571 persona janë plagosur.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 5 persona të vrarë, prej tyre 3 viktima të reja, si dhe 7 të plagosur.

Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë gjithashtu se që nga armëpushimi i arritur më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 1,072, ndërsa 3,463 persona janë plagosur. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 799 trupa.

Burimet mjekësore shtuan se ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundësi të arrijnë në shumë prej tyre. /mesazhi