8 gjuhë programimi që po shkojnë drejt zhdukjes

Me rritjen e popullaritetit të inteligjencës artificiale dhe mënyrës sesi përdor këto gjuhë, tashmë vëmendja është bërë më e madhe tek ato që do të jenë e ardhmja.

Teknologjia evoluon në mënyrë të vazhdueshme dhe gjuhët e programimit të përdorim nuk bëjnë përjashtim.

Me rritjen e popullaritetit të inteligjencës artificiale dhe mënyrës sesi përdor këto gjuhë, tashmë vëmendja është bërë më e madhe tek ato që do të jenë e ardhmja.

Gjuhët e programimit të gjithanshme si Python, Java dhe JavaScript, po sundojnë ndërsa të tjera nuk po preferohen më. Duke qenë se ndryshimi është konstantja e vetme, duhet të përgatiteni për ti lënë pas këto tetë gjuhë programimi të cilave së shpejti mund të mos u mbetet më asnjë gjurmë.

  1. R

Gjuha e programimit R erdhi me synimet për të pushtuar botën e programimit të analizës së të dhënave. Pas një boom-i disa vjeçar, gradualisht filloi të humbasë terren kundrejt gjuhëve si Python.

Si një gjuhë programimi, R ofron disa funksionalitete për koduesit, por aktualisht renditet ndër më pak të preferuarat. Në indeksin TIOBE renditet në vendin e 18-të dhe gjëra me shumë gjasa kanë për tu përkeqësuar për të.

Pavarësisht kësaj, gjuha është ende në përdorim dhe mund të instaloni R në Mac ose Windows nëse dëshironi ta provoni.

  1. Visual Basic

Është një gjuhë e vjetër programimi që erdhi në kompjuterët Windows në 1991. Por siç duket gjuha e programimit e Microsoft sot është shumë larg ditëve të saj të lavdishme.

Duke qenë se Microsoft nuk e favorizon më, vdekja e Visual Basic mund të vijë nga momenti në moment. Një tjetër gjuhë programimi e orientuar drejt objekteve .NET i ka zënë vendin dhe duhet të familjarizoheni me këtë të fundit nëse jeni të interesuar të ndërtoni aplikacione Windows.

  1. Haskell

Vitet më të mira të kësaj gjuha i përkasin së kaluarës. Shumë programues do të dëshironin ta njihnin këtë gjuhë programimi funksionale të famshme. U popullarizua ndërsa shumë njerëz filluan të kodonin programe të mëdha financiare duke përdor Haskell.

Duke marrë elemente nga Miranda, Clean, HOPE dhe disa gjuhë të tjera, Haskell kishte shumë për të ofruar. Por përgjigja e ngadaltë e bëri një zgjidhje jo shumë të preferuar mes zhvilluesve.

  1. Fortran

Njohur si Formula Translation, është një gjuhë programimi 62 vjeçare dhe ende sot përdoret. Edhe pse popullariteti i ka rënë gradualisht përgjatë viteve, vazhdon të jetojë.

Zhvilluar nga IBM, programuesit e shfrytëzonin këtë gjuhë programimi për modele shkencore dhe kompjuterike numerike në procese si parashikimi i motit, fizika kompjuterike dhe dinamike fluide kompjuterike.

  1. COBOL

Common Business-Oriented Language ose COBOL, dominoi programimin në vitet 1960 së bashku me tre gjuhët e tjera ALGOL, LISP dhe FORTRAN. Zhvilluar si një gjuhë për të krijuar një ndarje mes informatikës shkencore dhe asaj të biznesit, vdekja e saj ishte natyrale.

Ofron integrim minimal me gjuhë të tjera dhe kishte shumë pak influencë tek zhvilluesit. Profili i ulët i COBOL e bëri këtë gjuhë të pëlqyeshme.

  1. Perl

Edhe pse konsiderohet një gjuhë për qëllime të përgjithshme, Perl ishte shumë popullore për zhvillim uebi, programim rrjeti, manipulim teksti dhe zhvillim GUI.

Përmban dy variante: Perl 5 dhe Persl 6 (Raku). Në tërësi Perl ofronte një set të gjerë funksionalitetesh por kishte një kosto: përdorim i lartë i procesorit dhe memories.

Konkurrenca gradualisht e gërreu pjesën e tregut të Perl ndërsa zhvilluesit zhvendosën vëmendje tek alternativa më efikase dhe të aksesueshme.

  1. Action Script

Një kushëri i afërt i JavaScript, ActionScript është versioni i ECMAScript të Adobe. Duke qenë se ishte përdorur kryesisht në mjetet e Adobe, vështirë ta gjeni diku tjetër veçse në Adobe Flash.

ActionScript ishte një gjuhë programimi me objekte përdorur për krjimin e aplikacioneve interaktive Flash. Me rënien e Flash dhe versioneve të tij, ka pasur edhe një tkurrje të përdorimit të ActionScript gjatë viteve.

Në momentin që Apple vendosi të heqë mbështetjen për Flash në pajisjet e saj iOS, firmosi edhe fundin e ActionScript.

  1. Pascal

Krijuar nga Niklaus Wirth në 1970, Pascal ka esencën e ALGOL-60. Duke qenë se ishte një gjuhë proceduriale, Pascal shërbente në mënyrë të shkëlqyer si mjet mësimi për programuesit e rinj.

Ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, Pascal u rrit por asnjëherë nuk ofroi diçka të re për botën e programimit. Edhe pse gjuha dështoi të evoluonte, pasardhësit ishin goxha inovativë.

Pascal çoi në Turbo Pascal, Object Pascal, dhe Delphi, gjuhë programimi me objekte që la në hije paraardhësin.