8 Marsi nuk është festë aq më pak festa e nënave

Edlira Durmishaj

Nëse një grua merr në jetë dashurinë e duhur, ajo bëhet dhjetë fish më e fortë nga sa ishte. Ndaj, emancipimit të grave patjetër do të duhet t‘i paraprijë emancipimi i burrave.
“Ngushëllimi më i madh dhe ndoshta i vetmi i të qënit grua, është se mund të shtiresh si më budallaqe se ç’je në të vërtetë dhe askush nuk do të habitej”
Sikur të mos ekzistonte kjo ditë e shënuar për ndërgjegjësimin e kujdesit, barazisë, rolit dhe të drejtave ndaj gruas , ne muslimanet do të duhej ta shënonim në fakt, e ta proklamonim botërisht, sepse ato që gratë përmes lëvizjeve feministe kanë luftuar për të arritur, e ja kanë dalë mirë apo keq, ne i kemi në botëkuptimin dhe mendësinë hyjnore apriori të garantuara.
8 Marsi nuk është festë aq më pak festa e nënave.
8 Marsi është moment proteste dhe reflektimi, uniteti për një të drejtë parimore universale të dhënë nga Zoti:
Nderimi, Drejtesia, Kujdesi ndaj Gruas!
Mos harroni asnjë moment, se jeni kaq të forta, kaq të bukura dhe kaq inspiruese!