Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abxhiku ka thënë se takimi përfundoi pa ndonjë rezultat, pas siç tha ai, oferta e tyre u refuzua.
“Ofruam që ta ketë zëvendëskryeministrin e parë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Unë kam preferuar që zëvendës imi të bëhet z.Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri”, tha Kurti.






