
Kapiteni Granit Xhaka do të vazhdojë të luajë për Kombëtaren e Zvicrës edhe pas përfundimit të Kampionatit Botëror, i cili këtë verë mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.
Selektori Murat Yakin ka hedhur poshtë zërat se Xhaka do t’i thotë lamtumirë “halvetikëve” pas Botërorit, turne në të cilën do ta udhëheqë Zvicrën.
Mesfushori 33-vjeçar, i cili është edhe kapiten i Sunderlandit, ka 144 paraqitje me Zvicrën deri më tani dhe mbetet i rëndësishëm për planet e Yakinit pas Botërorit 2026.
“Jo, absolutisht jo. Nuk mund ta imagjinoj këtë. Për sa kohë është në këtë gjendje të mirë fizike, do të luajë sa më gjatë që të jetë e mundur”, ka insistuar Yakin për Xhakën.
Zvicra është pjesë e Grupit B në Kampionatin Botëror, të cilin e përbëjnë edhe Kanadaja, Katari e Bosnjë e Hercegovina.







